"Bashkohuni me ne", studentët në Vlorë marshojnë në drejtim të rektoratit

Nga Edi Ruçi
15 Tetor 2026, 10:50 | Aktualitet

"Bashkohuni me ne", studentët në Vlorë marshojnë

Edhe në Vlorë ka nisur reagimi i studentëve në mbështetje të protestës në Tiranë.

Një grup studentësh kanë dalë prej Fakultetit të Shkencave Humane dhe po marshojnë në bulevardin e Vlorës.

Ata po protestojnë përgjatë gjithë rrugës duke dërguar thirrje të ndryshme si "Bashkohuni me ne" për studentët e tjerë të qytetit.

Marshimi deri tani është paqësor do të shkojnë drejt rektoratit qendror të universitetit të Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos