“Boll është djegur Shqipëria në këto 35 vite”, festohet 82-vjetori i çlirimit të Vlorës: Vendi nuk është aty ku dëshironin dëshmorët

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 10:33 | Aktualitet

“Boll është djegur Shqipëria në këto 35

Në Vlorë festohet 82 vjetori i Çlirimit të qytetit. Më 15 Tetor 1944 u çlirua qyteti bregdetar teksa sot nderohen të rënët për liri. Përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, nxënës shkolle, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve përkujtojnë veprën dhe kontributin e të rënëve për liri.

Në fjalën e tyre veteranët, familjarë të dëshmorëve tregojnë se në këtë 82-vjetor, qyteti, atdheu nuk është aty ku duhet. Sipas tyre duhet bërë më tepër për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e popullsisë.

Dëshmorët që dhanë jetën për liri, familjarët e tyre nuk janë të vlerësuar sa duhet dhe politika sipas tyre duhet të bëj më tepër në këtë drejtim. “Të ecim në traditat e atyre që dhanë jetën për Vlorën, për Shqipërinë. Të mos harrojmë se lanë një amanet, “ju që lindët në liri, amanet mos na harroni”. Atdheu sot nuk është aty ku duhet, para ’90-s po”, tha trashëgimtarja e një dëshmori.

“Natyrisht që nuk është në nivelin që dëshironin ata që luftuan, por duhet të punojmë të gjithë si atdhetar”, tha një pjesëmarrës. I pyetur për protestat e ditëve të fundit, ai u përgjigj: “Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, të paraqesin kërkesat e tyre drejt qeverisë, por jo duke shkatërruar, sepse boll është shkatërruar e djegur Shqipëria në këto 35 vite”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos