Studentët dhe gjimnazistët drejt Kuvendit, anulohet seanca plenare, dalin deputetët

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 09:08 | Aktualitet

Studentët dhe gjimnazistët drejt Kuvendit, anulohet seanca plenare,

Seanca e sotme plenare e Kuvendit është anuluar, mëson A2CNN. Vendimi vjen në një kohë kur para Parlamentit janë grumbulluar gjimnazistët, ndërsa studentët po marshojnë drejt godinës.

Disa prej deputetëve që kishin hyrë në Kuvend për të marrë pjesë në seancë janë parë duke u larguar nga godina.

Studentët dhe gjimnazistët drejt Kuvendit, anulohet seanca plenare,

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e dhunshme të një dite më parë, duke deklaruar se përgjegjës për dhunën nuk janë studentët, por opozita. Ai paralajmëroi gjithashtu se personat e përfshirë në ngjarje do të përballen me ligjin.

Një ditë më parë, gjatë protestës në Tiranë, u dëmtuan disa institucione shtetërore, mes tyre Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Drejtësisë.

Dëme pati edhe në disa biznese private përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit u përplasën me forcat e policisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos