Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë pas protestës së dhunshme

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 09:51 | Aktualitet

Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë pas protestës së

Pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u sulmuan disa institucione shtetërore dhe biznese private, sot kanë nisur masat për forcimin e sigurisë pranë Kryeministrisë.

Gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi raporton se pranë godinës po vendosen blloqe me tulla, në një kohë kur tensionet pas protestës së djeshme vijojnë.

Gjatë tubimit, protestuesit shënjestruan disa institucione, mes tyre Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe Drejtësisë, ndërsa pati edhe përplasje të forta me policinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos