Bashkoi shqiptarët për gjuhën shqipe, flet studenti në Maqedoninë e Veriut: Protesta e sotme, më masive sesa e para

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 08:13 | Aktualitet

Bashkoi shqiptarët për gjuhën shqipe, flet studenti në

Demir Demiri, një nga nismëtarët e protestës që studentët shqiptarë do të zhvillojnë sot në Shkup për çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, u shpreh se protesta e sotme "do të jetë edhe më masive sesa e para".

“Do të jetë e njëjtë si protesta e parë, por sot do të jetë në përgjithësi për gjuhën shqipe, pasi sot po hasin problem studentët e Juridikut, por nesër do të jetë problem për të gjithë studentët e Maqedonisë së Veriut”, tha studenti shqiptar në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

Sipas tij, “kjo protestë do të jetë edhe më masive sesa e para” dhe shtoi se “kjo kauzë është studentore dhe jo partiake”.

“Mbështetjen e kemi nga partitë, por nuk duhet të bëjnë politikë me këtë kauzë. Kjo protestë nuk duhet të marrë ngjyra partiake”, theksoi studenti.

Më tej, ai shtoi se “gjuha shqipe është gjithçka për ne, pasi kur e ke peng diçka, është edhe më e rëndësishme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos