“Bëni kujdes!”, AKSK apel qytetarëve: Po synohet mashtrimi përmes imitimit të e-Albania dhe faqeve të tjera

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 17:47 | Aktualitet

“Bëni kujdes!”, AKSK apel qytetarëve: Po synohet

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një njoftim, ku apelon për kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare, shkruan A2CNN. 

AKSK thotë se është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP. BËNI KUJDES! Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi. Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara. Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni. Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale. Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online”, thuhet në njoftim.

“Bëni kujdes!”, AKSK apel qytetarëve: Po synohet (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos