Mbërrin në portin e Sarandës kroçera “Brilliance of the Seas” me mbi 2200 pasagjerë

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 13:48 | Aktualitet

Mbërrin në portin e Sarandës kroçera “Brilliance of

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregun e qytetit të Sarandë ka mbërritur kroçera Brilliance of the Seas, me 2264 pasagjerë në bord, të kombësive të ndryshme.

Mbërrin në portin e Sarandës kroçera “Brilliance of

Lajmin e ka publikuar në rrjetet sociale Porti Detar i Sarandës, i cili thekson se vizitorët pritet të njihen me bukuritë turistike dhe kulturore të zonës, duke zhvilluar vizita në destinacionet më të frekuentuara pranë qytetit.

Mbërrin në portin e Sarandës kroçera “Brilliance of

“Mbërritja e kësaj kroçere vijon të konfirmojë interesin në rritje të turistëve të huaj për rivierën shqiptare dhe portin e Sarandës si një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend”, thotë Porti Detar i Sarandës. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos