Kontrolle blic në disa qeli, të burgosurit i gjendet celular nën jastëk

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 17:49 | Aktualitet

Kontrolle blic në disa qeli, të burgosurit i gjendet celular nën
Janë zbuluar sërish telefona celularë brenda qelive në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend, gjatë kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga autoritetet.

Në kuadër të këtyre kontrolleve në IEVP Durrës, IEVP Peqin dhe IEVP Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar disa aparate celularë të fshehur në ambiente të ndryshme, përfshirë dhomat e të paraburgosurve dhe hapësirat e përbashkëta.

Në Durrës u zbulua një iPhone i fshehur poshtë jastëkut të një të paraburgosuri, i cili e pranoi posedimin e pajisjes, si dhe dy USB. Në Peqin u sekuestruan dy telefona të tjerë në ambientet e dusheve të institucionit.

Ndërsa në Shkodër kontrollet çuan në gjetjen e disa celularëve të markave të ndryshme, përfshirë edhe një rast gjatë kontrollit fizik të një të paraburgosuri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos