“Në Shqipëri vetëm indianë, afrikanë, filipinezë”, historiania Elena Kocaqi: Ka nisur zhdukja kombëtare e shqiptarëve

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 08:59 | Aktualitet

“Në Shqipëri vetëm indianë, afrikanë,

Ardhja e emigrantëve të huaj sidomos nga vendet e Azisë në vendin tonë, për historianen Elena Kocaqi është shumë e rrezikshme, pasi po çon në zhdukjen e popullsisë shqiptare. Në një intervistë në Dita Jonë në A2 CNN ajo e quajti pushtim të vendit nga këto kategori njerëzish, ndërsa akuzoi politikën që po nxit largimin dhe po shet tokën.

“Kjo është pjesa më e rrezikshme se kjo kategori njerëzish që vijnë nga Azia. Kjo mund të ndryshojë balancën etnike në Shqipëri. Ai thotë edhe një ligj që ne po hymë në BE, do shesim tokën. Çështja është që politika i bën këto, se asnjë vend i botës nuk e hap vendin han pa porta si në Shqipëri. Unë do preferoja të bëja biznes me një që ka shqiptarë të punësuar, se e kam detyrë kombëtare dhe detyrë para Zotit, që të zhvillohet ekonomia dhe çdo shqiptar që është këtu. Ky është pushtim, se nëse në një vend që ka më shumë emigrantë se popullsi vendase, ai vend shkon drejt zhdukjes. Pse duhet të shkojmë ne drejt vetëzhdukjes kombëtare? Dhe kjo është frika nga kjo shqyerja që i është bërë kufijve të Shqipërisë. Në çdo biznes ke popullsi aziatike se shqiptare. Kanë faj dhe bizneset. Nëse vazhdon me këtë valë e intensitet në 10-20 vitet e ardhshme nuk i dihet se çfarë ndodh me ne. Nuk na vjen rreziku nga vendet e Europës Lindore por nga Azia e vendet e botës së tretë që nëse dynden masivisht ata mbeten këtu dhe ke probleme”, tha ajo në dita Jonë në A2 CNN.

Kocaqi akuzoi politikën edhe për nxitjen e largimit të shqiptarëve nga vendi me mungesën e vlerësimit dhe meritës.

“Është politika që e largon rininë,. Mungesa e meritës dhe vlerësimit, nga ana tjetër bizneset shqiptare bëjnë gabim se duhet të paguajnë më mirë një shqiptar se të marrin të huaj. Ka një propagandë për t’u larguar nga vendi që e nxisin shqiptarin për t’u larguar. Por një shqiptar që ikën në një vend të Europës nuk është më mirë se në Shqipëri. Ideja e emigrimit ka lindur që me njerëzimin, por nuk e kuptoj emigrimin e sotëm, e kuptoj ’90. Unë nuk do t’i lija fëmijët e mi as të shkolloheshin e punonin jashtë shtetit. Qëllimi im si prind është ti kem fëmijët afër. Më vjen keq që një diplomë e shkëlqyer në Shqipëri punon 3 punë dhe një me 8 klasë shkolle bëhet ministër. Ky është problemi i Shqipërisë që ka krijuar politika dhe qeveria shqiptare që ka nxjerrë jashtë loje meritën punën e vlerësimin dhe moszgjidhja e pronës”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos