Berisha uron Krishtlindjen nga Kisha Katolike: Uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë dhe mirësi

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 13:14 | Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, nga Kisha Katolike e Tiranës, ku kreu një vizitë mëngjesin e sotëm.

Gjatë vizitës Berisha ka takuar edhe Arqipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit, kreun e Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj.

Berisha tha gjatë fjalës së tij se Krishtlindja simbolizon ditën në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.

Berisha shtoi gjithashtu se uronte që ‘magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit’.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar.

Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.

Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar.

Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit. Faleminderit! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos