Bilanci dhe pritshmëritë e turizmit, Kumbaro: Presim vit të mbarë, javën tjetër do të kemi ligj të ri

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 12:20 | Aktualitet

Për të bërë bilancin e vitit të shkuar dhe treguar pritshmëritë nga 2024-a, ishte radha e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Teksa tha se vendin e vizituan 10.1 milionë të huaj deri në fund të muajt të shkuar, ministrja Kumbaro tregoi edhe mbi gjeografinë e turistëve.

Sa i takon hartës turistike, mund të ndajë me ju faktin se kemi pasur përfaqësinë gjeografike nga të gjitha kontinentet. Kemi pasur vizitorë nga Australia, nga Zelanda e Re, Arabia Saudite, Kina, Japonia, Koreja e Jugut, India, Brazili, Argjentina, Kili, SHBA, Kanadaja, Egjipti, Maroku, Gana e Nigeria. Një mozaik me të gjitha vendet që kanë pasur përfaqësuesit e tyre pushues. Kemi ndarë në mënyrë të rregullt shifrat që kanë vizatuar flukset turistike në Shqipëri.

Disa nga trendët e flukseve shkojnë paralel me promovimin që këta vizitorë kanë bërë pasi janë kthyer në vendet e tyre. Turistët spanjollë nuk bënin pjesë para dy vitesh, por vitin e kaluar kemi një rritje prej 92% të vizitoreve nga ky shtet”, tha ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos