
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope, raporton A2CNN.
Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.
Ndaj subjektit është vendosur një gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës.
Po ashtu është vendosur një gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.
Në njoftimin e AKU-së thuhet se "kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit".

(A2 Televizion)