Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë të gjata drejt Maqedonisë së Veriu

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 17:55 | Aktualitet

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë të gjata drejt

Fluks i shtuar udhëtarësh është regjistruar këtë fundjavë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku gjatë ditës janë krijuar radhë automjetesh dhe pritje të gjata në hyrje-dalje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve, palët shqiptare dhe maqedonase kanë operuar me tre sportele, në përpjekje për të përballuar fluksin dhe për të përshpejtuar procedurat kufitare. Megjithatë, në disa momente gjatë ditës qarkullimi ka mbetur i rënduar për shkak të numrit të lartë të mjeteve që kalojnë kufirin.

Fluksi i shtuar lidhet kryesisht me faktin se qindra drejtues mjetesh nga Pogradeci, Prrenjasi, Rrajca dhe zonat përreth udhëtojnë drejt Strugës për të furnizuar automjetet me karburant dhe për të blerë ushqime, të cilat rezultojnë disa herë më të lira se në Shqipëri.

Diferenca në çmime mbetet e ndjeshme: nëse një litër naftë në Shqipëri shitet rreth 218 lekë, në Maqedoninë e Veriut kushton rreth 95 denarë, ose afërsisht 150 lekë.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë durim dhe, kur është e mundur, të shmangin oraret e pikut, ndërsa pritet që fluksi i lëvizjeve të vijojë edhe gjatë orëve në vijim dhe gjatë ditës së diel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos