Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Nga Senad Nikshiqi
16 Maj 2025, 09:39 | Aktualitet

Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks. Përvecc borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos