Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit njoftim të rëndësishëm për rrugët që bllokohen

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 16:36 | Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit njoftim të

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.

Duke qenë se në kryeqytet do të zbarkojnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian, masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë dhe një numër i madh rrugësh do të jenë të bllokuara.

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit njoftim të

TIA sqaron se aksesi në aeroport do të sigurohet përmes rrugëve dytësore dhe jo autostradës Tiranë-Durrës.

“Gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të lehtësuar qarkullimin drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, do të jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës Tiranë – Qafë Kashar – Rinas si dhe Unaza Veriore. Po ashtu, do të mbeten funksionale degëzimet Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias – Rinas”, njofton TIA.

Po ashtu udhëtarët këshillohen të përdorin këto akse alternative për të shmangur trafikun dhe për të siguruar një mbërritje më të shpejtë në aeroport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos