Në Tiranë, si në të gjitha qarqet e vendit ka nisur numërimi i votave preferenciale, ku nga Partia Socialiste, e cila nxjerr 7 deputetë nga lista e hapur me 189 kuti të numëruara nga 1282 QV në total, aktualisht hyjnë në Kuvendin e ri, Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Ervin Hoxha, Ornaldo Rakipi, Erion Braçe, Antonela Dedej dhe Anila Denaj.
Duket se futjen e një veterani të PS si Erion Braçe e kanë pritur mirë edhe numëruesit e Partisë Demokratike, teksa një performancë e pazakontë ka ardhur nga një prej tyre në KZAZ nr.5 në kryeqytet, në ambientet e shkollës Vasil Shanto.
Në këtë KZAZ numërohen votat e njësisë 5, një ndër më të mëdhatë e Tiranës, e njohur si “hambar” votash i PS, ndërkohë që për të bërë fushatë aty ishte caktuar pikërisht Erion Braçe.
Sipas videove të mbërritura në redaksinë e A2 CNN, një nga numëruesit e PD thërret me të madhe pikërisht emrin e Braçes teksa vijon procesin e punës.
“Braçeeee, Braçeeee”, dëgjohet të thotë ai, teksa në shkallët e improvizuara shihet i buzëqeshur teksa e filmon me celularin e tij deputeti socialist. (A2 Televizion)