Breshri sa një kokërr kajsie shkatërron të mbjellat në Itali

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 17:30 | Aktualitet

Breshri sa një kokërr kajsie shkatërron të mbjellat në

Një breshër shkatërrues goditi ultësirën e Piacenzës në Itali këtë mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella. Mediat italiane raportojnë se zonat më të prekura janë rreth Monticelli d'Ongina, ku ranë " kokrra breshri me madhësinë e kajsive”, duke goditur fushat me domate, misër dhe kultura të tjera.

Breshri sa një kokërr kajsie shkatërron të mbjellat në

"Nuk ka qetësi në fusha", thekson Confagricoltura e Piacenzës, e cila ka filluar hartëzimin e dëmeve.

Breshri sa një kokërr kajsie shkatërron të mbjellat në

Shoqata vëren se vetëm pak ditë më parë, zona e Piacenzës u godit nga vala e motit të keq që goditi më rëndë provincat e Modenës dhe Reggio Emilia.

Breshri sa një kokërr kajsie shkatërron të mbjellat në

Kjo është ngjarja e tretë ekstreme e motit në zonë që nga fillimi i qershorit, në një sezon bujqësor të përshkruar si "vërtet i vështirë". (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos