Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi ngelet në burg. Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër ka vendosur që Taçi të qëndrojë ditët e paraburgimit në burgun e sigurisë së lartë në Tepelenë.
Seanca e sotme e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një ore e gjysmë ku prokurori Gazmend Frëngu ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës ish-hartografit të Kadastrës.
Nga provat shkresore të paraqitura nga prokurori Frëngu bëhet me dije se Taçi dhe Memisha të dy së bashku kanë cenuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë certifikata pronësore në qindra raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme. Avokatët Piro Boboli për Florian Taçin dhe Arben Pasho për Alban Memishën patën kërkuar arrest shtëpie.
Ndërsa pas pretendimeve të avokateve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë më pas vendimin që lë në burg pa afat ish-kreun e Kadastrës Florian Taçi dhe bashkëpunëtorin e tij, Alban Memishaj. (A2 Televizion)