Shpërthimi në Lushnjë, 3 të plagosur me urgjencë te Trauma, mes tyre dhe deputeti Bujar Çela

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 18:09 | Aktualitet

=3 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste janë dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë mjekim të specializuar, pasi gjendja e tyre nga shpërthimi në fabrikë është më e rëndë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se ka humbur jetë drejtuesi i ekskavatorit, e ndërsa në gjendje më të rëndë për shkak se ka marrë djegie në fytyrë është edhe i biri i tij.

“I shkaktuar për shkak të tensionit të lartë dhe si pasojë e shkarkimit të rrymës duhet të ketë shpërthyer një ekskavator që po bënte punimet në zonë, ka humbur jetën drejtuesi i ekskavatorit, është plagosur rëndë një person tjetër i gjendur aty pranë, brenda mjetit, që dyshohet të jetë i biri i viktimës dhe po ashtu në atë zonë bashkë me persona të tjerë, që janë 7 në total të plagosur është dhe deputeti i Lushnjës, Bujar Çela që ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, plaga është arritur të izolohet dhe është nisur drejt Traumës, 3 të plagosur drejt Traumës në Tiranë”, tha Balla.


Drejtuesi i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

“Janë 3 drejt Tiranës, 3  të tjerë janë në Lushnje. Është rakorduar në kohë rekord, është në shkallë të rëndë djegieje, do vërtetohet a ka fraktura, por pacienti ka një shkallë më të rëndë djegieje në fytyrë, duke sjellë problem me frymëmarrje. Në vendngjarje është mbyllur çdo gjë, s’ka më njeri të dëmtuar”, tha ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos