Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Nga Çaku Tafa
18 Gusht 2025, 11:27 | Aktualitet

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare.

Pushuesit u surprizuan nga pamjet e rralla dhe nuk ngurruan t’i filmojnë teksa lëviznin lirshëm mes dallgëve, shkruan A2 CNN.

Skena ka krijuar emocion dhe entuziazëm tek të pranishmit, të cilët i duartrokitën delfinët për "shfaqjen" e tyre të papritur.

Sipas njohësve të faunës detare, prania e delfinëve në këto ujëra tregon një ekosistem të pastër dhe të shëndetshëm, duke e kthyer këtë episod në një lajm pozitiv për zonën bregdetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos