“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

Nga A2 CNN
16 Gusht 2025, 20:24 | Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata si pasojë e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos