Delvinë, nis puna për evidentimin e dëmeve nga zjarret

Nga A2 CNN
16 Gusht 2025, 12:06 | Aktualitet

Delvinë, nis puna për evidentimin e dëmeve nga zjarret

Pas zjarrit masiv që preku Delvinën, Bashkia ka filluar punën në terren për evidentimin e çdo dëmi pranë familjeve dhe banorëve të prekur.

Grupet e bashkisë po zhvillojnë verifikime shtëpi më shtëpi dhe në çdo zonë të dëmtuar, shkruan A2.

Qëllimi është mbështetja e banorëve deri në rikthimin e plotë të normalitetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos