Kontrolle nga AKU dhe tatimet, gjoba dhe sekuestrime në tregun e shumicës në Shkodër

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 17:14 | Aktualitet

Kontrolle nga AKU dhe tatimet, gjoba dhe sekuestrime në tregun e

Ka mjaftuar një kontroll ne tregun agroushqimor me shumicë në Shkodër nga autoriteti i kontrollit ushqimor dhe drejtoria e përgjithshme e tatimeve, që të bllokohen mbi 800 kilogramë produkte të ndryshme ushqimore me mangësi të rënda fiskale, nënvizon njoftim zyrtar.

Më konkretisht janë vendosur 8 gjoba, 4 prej të cilave me motivacionin për tregtim të produkteve pa faturë tatimore dhe 4 të tjera për moslëshim të autofaturës.

Gjithashtu produktet e konstatuara pa dokumentacionin e duhur fiskal janë sekuestruar.

Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur se kontrollet në tregjet me shumicë dhe pakicë do të vazhdojnë me intensitet, për të formalizuar aktivitetin ekonomik dhe për të mbrojtur konkurrencën e ndershme. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos