DPSHL bën thirrje publike për ndalimin e sulmeve ndaj drejtësisë dhe vendosjen e standardeve Europiane në raportin mes drejtësisë dhe medias.
???? Shqipëria ndodhet në një moment kyç për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi, një ndër shtyllat e integrimit europian, po sfidohet gjithnjë e më shumë nga deklarata publike të individëve të hetuar, të pandehurve dhe avokatëve të tyre, të cilët synojnë të ndikojnë në proceset ligjore duke deformuar perceptimin publik dhe duke ushtruar presion mbi magjistratët.
???? Kur SPAK dhe Gjykata e Posaçme intensifikojnë luftën kundër korrupsionit, sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Sulmet publike cënojnë jo vetëm integritetin e gjyqësorit, por edhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
❌ Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion mbi drejtësinë nëpërmjet mediave!
???? Mediat nuk duhet të përdoren si armë për të minuar pavarësinë e drejtësisë!
⚖️ Shteti i së drejtës nuk mund të tolerojë shantazhin publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve!
???? Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon me urgjencë:
Duke pasur parasysh të drejtën bazike të lirisë së fjalës por dhe garantimin e pavarësisë së sistemit të dritësisë. SPAK të paraqesë sa më parë në Gjykatën e Posaçme një kërkesë ligjore për ndalimin e publikimit të deklaratave nga persona të pandehur dhe avokatët e tyre në media publike, për aq kohë sa deklaratat ndikojnë në pavarësinë e drejtësisë dhe minojnë procesin e rregullt ligjor.
Gjykata e Posaçme të ndalojë me vendim të ndërmjetëm publikimin e deklaratave të personave nën hetim penal apo të pandehurve, si dhe të ndalohet publikimi nga mediat i deklaratave të tilla.
Në mbrojtje të integritetit të pushtetit gjyqësor, lëvizja do të vazhdojë të monitorojnë nga afër zhvillimet dhe do të denoncojnë çdo përpjekje për të minuar institucionet e drejtësisë dhe për të penguar Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së!
Ne nuk do të heshtim! Drejtësia nuk do të gjunjëzohet! (A2 Televizion)