Dita e 15-të e protestës, studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 13:40 | Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, studentët e Mjekësisë nisin

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë paralajmëruar të mblidhen në orën 14:00, në vijim të protestave kundër qeverisë.

Sot shënohet dita e 15-të e protestës, e cila një ditë më parë u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe me më pak pjesëmarrës, krahasuar me ditët e mëparshme.

Studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Këto mbeten thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët prej ditësh janë përfshirë në tubime dhe marshime në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos