Borshi një prej fshatrave turistikë më të lakmuar të rivierës shqiptare gjatë stinës së verës ende nuk e ka një rrugë të shtruar. Këto janë pamje të rrugës që kalon përgjatë bregut.
Gjatë verës pushteti lokal përpiqet të mbulojë gropat e pluhurosura, të cilat me shiun e parë dalin sërish në pah.
Banorë të zonës shprehen të zhgënjyer me premtimet e vazhdueshme për ndërtimin e rrugës që asnjëherë nuk janë bërë realitet.
I gjithë aksi që lidh borshin me rrugën nacionale Himarë-Sarandë është 12 km, nga të cilat rreth 7 kilometra përshkojnë bregdetin deri në fund të fshatit. (A2 Televizion)