Dita Botërore kundër HIV-AIDS, mesazhe e aktivitete sensibilizuese në Elbasan e Korçë

Nga Gazment Janku
1 Dhjetor 2023, 15:06 | Aktualitet


Zyra e HIV/AIDS në drejtorinë vendore të kujdesit shëndetësor të Elbasanit ka organizuar një demonstrim sensibilizues me të rinj, në ditën botërorë kundër HIV/AIDS, e njohur si Sida.

Sensibilizimi dhe testimi periodik shikohen si mundësia më e mira që kjo sëmundje të ndërpresë zinxhirin e transmetimit dhe trajtimin sa më efikas të saj.

Përgjegjësja e zyrës kundër HIV-AIDS në Elbasan tregon rastet e reja dhe numrin total të personave që trajtohen më këtë sëmundje.

Ndërkohë, në Korçë, fatmirësisht në dy vitet e fundit nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me HIV-AIDS, ndërsa testimet, përveç rasteve vullnetare po shtrihen edhe te grupet shoqërore më të rrezikuara nga ky infektim.

Sa më shpejt të konstatohet infektimi me HIV/AIDS aq më mirë dhe më efektiv është edhe trajtimi i kësaj sëmundjeje seksualisht e transmetueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos