Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët

Nga Edi Ruçi
4 Gusht 2026, 19:08 | Aktualitet

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i

Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë dërguar sinjalin SOS, duke kërkuar ndihmë pasi nuk kanë mundur të gjejnë rrugën për t’u kthyer.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit, në drejtim të zonës janë nisur grupet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë.

Ekipet po punojnë për lokalizimin e vendndodhjes së saktë të turistëve, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos