Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

Nga Çaku Tafa
4 Gusht 2026, 18:42 | Aktualitet

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6

Zjarri në masivin pyjor të fshatit Rriban, në Mallakastër, vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve.

Për shkak të erës së fortë, zjarri iu afrua banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 6 familje, raporton A2CNN.

Në operacion janë angazhuar zjarrfikës nga disa bashki, forcat e Policisë së Shtetit, Mbrojtja Civile dhe aktualisht një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve.

Deri tani nuk raportohen banesa të dëmtuara, ndërsa policia po heton edhe dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos