“Dita e pastrimit”, Aksion për pastrimin e vijës liqenore në fshatin Lin

Nga Ornela Joti
25 Prill 2026, 13:42 | Aktualitet

Në fshatin Lin të Pogradecit, është zhvilluar një aksion i gjerë pastrimi në kuadër të Ditës së Pastrimit, të shpallur nga qeveria. Në këtë nismë u angazhuan institucione dhe struktura të ndryshme, përfshirë Prefekturën, Bashkinë Pogradec, Forcat e Armatosura, punonjës të ndërmarrjeve të shërbimeve publike, punonjës të administratës, si dhe nxënës të shkollës së Linit.

Aksioni u përqendrua kryesisht përgjatë vijës liqenore të Linit dhe në shtigjet turistike, duke synuar përmirësimin e pastërtisë në një nga destinacionet më të bukura turistike të zonës.

Prefektja Florina Zegullaj vlerësoi punën e deritanishme të bërë nga kryebashkiaku Ilir Xhakolli, duke theksuar se aksione të tilla, përveç rezultateve konkrete në terren, shërbejnë edhe si mesazh ndërgjegjësimi për qytetarët që të mos hedhin mbetje në mënyrë të pakontrolluar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos