Në kërkim prej 2 vitesh, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 15:06 | Aktualitet

Në kërkim prej 2 vitesh, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim prej dy vitesh është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pasi ishte dënuar për veprën penale “vjedhja”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Dh. B., banues në këtë qytet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18 mars 2026, e ka dënuar 45-vjeçarin me 2 vite burgim për “vjedhje”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos