Do i marrim nga Vietnami, eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë do të vazhdojë

Nga Marjo Brakaj
29 Korrik 2026, 17:17 | Aktualitet

Eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë do të vazhdojë. Pas Filipineve, Bangladeshit dhe Indonezisë, Shqipëria i ka hedhur sytë te Vietnami. Lajmin e njoftoi ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. 

 “Marrëveshja krijon mundësi për punësimin e punonjësve vietnamezë në Shqipëri, duke mbështetur nevojat e ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore dhe duke mundësuar migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, nën kujdesin dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore të të dy vendeve. Njëkohësisht, ajo hap rrugën për bashkëpunim më të ngushtë në fushën ekonomike dhe në zhvillimin e aftësive, duke forcuar partneritetin mes dy vendeve.

Kryesisht për sektorin fason dhe atë të turizmit, janë rreth 40 mijë të huaj që pritet të vijnë në Shqipëri në muajt në vijim.

 “Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultatet e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre.”

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se, ndërkohë, janë 74 mijë e 730 shqiptarë të regjistruar si të papunë pranë zyrave të punës. Pjesa më e madhe janë me arsim të mesëm, por janë edhe afro 7 mijë të tjerë me arsim të lartë. Nga ana tjetër, janë mbi 32 mijë punëkërkues të regjistruar që trajtohen me ndihmë ekonomike.

 “Unë kam një mendim që janë punonjës nga Azia. Në këto vite, eksperimenti ka treguar që kanë rendiment dhe nuk e shohin Shqipërinë vetëm si vend tranzit drejt Perëndimit.”

Shtatorin e vitit të shkuar ishte Presidenti Bajram Begaj, i cili i parashtroi kërkesën për të marrë punonjës prej andej kryeministrit të qeverisë teknike të Bangladeshit, Muhammad Yunus, gjatë punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Doganat çojnë në SPAK skemën e dyshuar me dokumente të falsifikuara.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos