Dom Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV në Vatikan, e fton të vizitojë Shqipërinë

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 16:59 | Aktualitet

Dom Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV në Vatikan, e fton të

Në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës në Vatikan, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta është takuar me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV.

Gjatë këtij takimi, Imzot Meta i shprehu Atit të Shenjtë urimet e tij të përzemërta për zgjedhjen si Pasardhës i Shën Pjetrit, në emër të ipeshkvijve dhe të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri.

Ai gjithashtu e ftoi Papa Leonin XIV që të vizitojë Shqipërinë, duke i përcjellë dëshirën e madhe të besimtarëve shqiptarë për të mirëpritur Atin e Shenjtë në vendin tonë.

Ipeshkvi e informoi Papën se të dielën e kaluar, së bashku me komunitetin e shqiptarëve katolikë në Itali, kishin marrë pjesë në një lutje të veçantë për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano – një vend i dashur për besimtarët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos