Gjykata e Posaçme ka vendosur të zgjasë me 1 muaj e 15 ditë afatin e qëndrimit në paraburgim për ish-zv.ministrin e shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët po hetohen për "Sterilizimin".
Me 1 muaj e 15 ditë u zgjat masa e sigurisë "arrest në shtëpi" edhe për Marsela Serjanin dhe Saimir Kadiun.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e bërë nga SPAK për zgjatjen e afatit të masave të sigurisë edhe me 3 muaj të tjerë. (A2 Televizion)