Koncesioni i sterilizimit, Beqaj thirret për herë të tretë në SPAK

Nga Armand Bajrami
9 Janar 2024, 09:24 | Aktualitet

Ish-ministri Ilir Beqaj ka mbërritur në SPAK bashkë me avokatin e tij mbrojtës. Beqaj është thirrur për t'u pyetur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e tretë që Beqaj thirret për t’u pyetur për këtë çështje.

Deri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro. Gjykata, ish-ministrit i ka caktuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”, si dhe e ka urdhëruar që Beqaj të mos largohet nga territori i Shqipërisë. Gjithashti, ai do të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos