Ura e Re e Kukësit është drejt përfundimit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama mëngjeisn e sotëm në Facebook, teksa ka publikuar edhe pamje nga punimet. Sipas kreut të qeverisë kjo urë i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan Rama. (A2 Televizion)