e-Albania 3 ditë jashtë funksioni, ja kur rikthehen shërbimet elektronike

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 15:26 | Aktualitet

e-Albania 3 ditë jashtë funksioni, ja kur rikthehen shërbimet

Portali qeveritar e-Albania do të jetë për tri ditë jashtë funksionit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik për shkak të një procesi përditësimi teknik në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së platformës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet elektronike nuk do të jenë të aksesueshme nga data 15 maj, ora 22:00, deri më 18 maj, ora 08:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të përdorin shërbimet online të platformës.

Për çdo problematikë apo informacion shtesë, përdoruesit mund të kontaktojnë në adresën e suportit: [email protected], thueht në njoftimin teksa kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos