Eksperti i shëndetit publik tregon simptomat e virusit Ebola

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 09:11 | Aktualitet

Erjon Dasho, ekspert i shëndetit publik, komentoi shpërthimin e Ebolës, duke theksuar se “këto janë situata që njihen në shëndetësi”.

“Është virus që vjen nga kafshët, është endemik në zonën e Afrikës. Besohet se kanë rezervuar lakuriqët e natës dhe ajo që dihet është se që prej izolimit të parë të tyre, ka raste thuajse çdo vit në Afrikën qendrore dhe perëndimore”, tha fillimisht Dasho në një lidhje direkte me “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

Sipas tij, nevojitet kontakt i ngushtë mes njerëzve në mënyrë që të përhapet ebola.

Në lidhje me simptomat e Ebolës, eksperti shpjegoi: “Është sëmundje që shkakton hemorragji të brendshme. Fillimet janë të ngjashme me virozat e tjera, me dhimbje koke, muskujsh dhe ethe. Por, në rastet fatale përkeqësohen shumë shpejt dhe vijojnë me vjellje e diarre, duke përfunduar me gjakderdhje nga organet e brendshme”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos