Emiljan Jani lirohet nga detyra, kush është prefekti i ri i Qarkut të Durrësit

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 17:39 | Aktualitet
Emiljan Jani lirohet nga detyra, kush është prefekti i ri i Qarkut
Ardian Gurra, prefekti i ri i qarkut Durrës

Adrian Gurra është prefekti i ri i Qarkut të Durrësit.

Në vendimin e publikuar sot, Këshilli i ministrave pasi ka shkarkuar nga kjo detyrë Emiljano Janin, ka emëruar Adrian Gurrën, i cili prej më shumë së 17 vitesh ka punuar në Bashkinë e Durrësit, në pozicionin e Drejtorit të Kulturës dhe Sporteve.

Njoftimi i Qeverisë:

Vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Durrësit

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos