Hakik Visha 88 vjeç pensionist në qytetin e Kukësit, edhe pse e vlerëson atë që ai e quan si bamirësi të shtetit ndaj pensionistëve me shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit, sërish shprehet se ai shpërblim është i pamjaftueshëm dhe për gjërat më minimale.
Ndalesa tek dyqani i mishit rezultoi e kotë. Për mikrofonin e A2, 88-vjeçari shprehet se tanimë janë mësuar të përballojnë jetesën me pak edhe pse kanë punuar një jetë të tërë.
Si Hakiki edhe pensionistët e tjerë të Kukësit falënderojnë qeverinë për bonusin edhe pse ai nuk u hyn në punë për gjë.
Bashkia e Kukësit renditet ndër bashkitë me të ardhura më të ulëta për numër banorësh, ndërsa qyteti nga viti në vit po përjeton braktisje masive. (A2 Televizion)