Henrik Hoxha kërkon sërish statusin e të penduarit, ndryshon dëshminë: Eldi Dizdari porositi vrasjen e Lulzim Mashës

Nga Armand Bajrami
11 Dhjetor 2023, 12:41 | Aktualitet
Henrik Hoxha kërkon sërish statusin e të penduarit, ndryshon
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha

Henrik Hoxha, ish-i penduar në dosje "Plumbi i artë" rikërkon statusin e të penduarit. Disa muaj pasi SPAK vendosi të ndërpresë marrëveshjen e bashkëpunimit, Hoxhaj ka rrëfyer se atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha është porositur nga i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.

Më herët, ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para.

Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos