Zjarret në Priskë dhe Farkë, UKT njofton për ndërprerje të ujit në disa zona

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 22:22 | Aktualitet

Zjarret në Priskë dhe Farkë, UKT njofton për ndërprerje

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në zonat e Priskës dhe Farkës, është ndërprerë energjia elektrike në Stacionin e Pompave në Priskë, duke sjellë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë në disa zona.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) njofton se, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, është ndërprerë furnizimi me ujë për abonentët në zonën e Priskës.

Ndërkohë, për rrjedhojë të situatës së krijuar, ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë edhe në zonën e Lundrës.

UKT bën me dije se do të vijojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë qytetarët për rikthimin e furnizimit me ujë, sapo situata të normalizohet.

UKT do dalë më një njoftim të dytë me rikthimin e situatës normale”, thuhet në njoftimin e publikuar nga institucioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos