
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në territorin e bashkisë Vau Dejës, duke rrezikuar disa banesa aty afër. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Liqeni i Vau Dejësit.
Zjarrfikësit e Vau Dejësit ndodhen atje në "luftë" me flakët për shuarjen e tyre, ndërsa kanë mbërritur në ndihmë edhe zjarrfikës dhe efektivë nga Shkodra.
Po ashtu, për shkak të situatës së rrezikshme, është kërkuar ndihmë edhe nga bashki të tjera kufitare.
Situata është serioze dhe zjarrfikësit, bashkë me banorë të zonës, po mundohen që të bëjnë shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll, por ndërhyrja mbetet e vështirë.
Ndërhyrja nga ajri me helikopterë ose avionë do të ndihmonte për neutralizimin e zjarrit, në mënyrë që të mos avancojë dhe të mos rrezikohen banesat. (A2 Televizion)