“Flemë mbi ujë, por ujë në rubinetat e banesave nuk kemi”. Kështu shprehen banorët e fshatit Poçem, në bashkinë e Mallakastrës, fshat i cili është i dëgjuar në të gjithë vendin për burimet e shumta të ujërave që ka.
Dhe si për ironi të fatit, jo shumë larg fshatit këto burime derdhen 24 orë pa pushim.
Ndërkohë, ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka nisur një investim në zonë për shtrirjen e linjë sëre të ujit të pijshëm, e cila pritet të të sigurojë furnizimin me ujë të banorëve të Poçemit, edhe pse këta të fundit janë skeptikë mbi këtë investim. (A2 Televizion)