Fokus, bujqësia e teknologjia, Manastirliu: Gati plani për profilizmin e Universitetit të Korçës

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 15:10 | Aktualitet

Fokus, bujqësia e teknologjia, Manastirliu: Gati plani për profilizmin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar nisjen e një projekti pilot në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, që synon profilizimin e këtij universiteti, shndërrimin e tij në një universitet smart me qëllimin forcimin e diplomave dhe tërheqjen e studentëve, jo vetëm të qarkut të Korçës, por edhe të rajonit, shkruan A2.

“Ky plan synon të profilizojë universitetin e Korçës, por të jetë edhe një model si një plan zhvillimi për universitetet tona rajonale.

Ky është një projekt pilot për të filluar fazën e zbatimit të planit, i cili do të ketë synim të shkojë drejt universitetit smart. Ky universitet do të orientohet drejt teknologjisë dhe bujqësisë”, tha ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos