Bien regjistrimet, në Gjirokastër 20% më pak studentë se viti i kaluar

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
4 Tetor 2024, 14:54 | Aktualitet

Çdo vit e më pak studentë, po regjistrohen në vitin e parë në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Në prag të nisjes së vitit të ri akademik në këtë universitet deri më tani, pas përfundimit edhe të fazës së dytë, janë regjistruar 260 studentë të rinj.

Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër është dukshëm më e ulët nga 346 që zgjodhën vjet universitetin e Gjirokastrës.

Për zëdhënësen e këtij institucioni, regjistrimet janë në nivel të kënaqshëm krahasuar me prurjet nga sistemi para universitar.

Degët e mësuesisë vijojnë të jenë më pak të preferuara. Këtë vit akademik në universitetin “Eqrem Çabej” do të ketë edhe disa studentë nga Lugina e Preshevës për të cilët, Bashkia e Gjirokastrës ka siguruar akomodimin falas në konvikt ndërsa janë përjashtuar nga taksa e shkollimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos