Përkundër atmosferës festive që mbizotëronte dukshëm në qendër të Elbasanit, për gratë e forumit të gruas, 8 Marsi më shumë se sa një festë duhet të jetë një ditë ku duhet ngritur zëri për të drejtat e munguara ndaj gruas dhe sensibilizimit të shoqërisë e veçanërisht të të rinjve.
Për këtë arsye, forumi i gruas Elbasan ka zhvilluar një aktivitet në sheshin “Gensher”, ku kryefjala ishte respektimi i të drejtave ndaj grave.
Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur edhe një grup grash nga Maqedonia e Veriut, të cilat gjithashtu bënë thirrje për një respekt dhe të drejta konstante ndaj gruas dhe jo vetëm në datën 8 mars. (A2 Televizion)