Fotografia 100-vjeçare e xhamisë së Kabashit në Pukë, myftiu tregon historinë e veçantë

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 10:16 | Aktualitet

Pas 59 vitesh, në Pukë është falur namazi i Kurban Bajramit. Për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, tregoi emocionet dhe rëndësinë historike të këtij momenti për besimtarët dhe komunitetin. Ai tregoi edhe një foto të shkrepur në vitin 1924 në oborrin e xhamisë, ku shfaqen babai i tij dhe bashkëkohësit e asaj kohe.

Ishte një kënaqësi e veçantë që pas shumë vitesh, u fal namazi i Kurban Bajramit. Kjo kënaqësi u bë edhe më e veçantë me kënaqësinë e besimtarëve pa dallim feje. Xhamia e fshatit Kabash është ndër xhamitë më të vjetra të Myftinisë së rrethit të Pukës. Ka një bukuri të veçantë. Është një xhami që përveç aktiviteteve fetare, ka shërbyer për aktivitete sociale, aty mblidheshin, kuvendoheshin, bëheshin pajtime të gjaqeve. Pranë xhamisë është mësuar edhe gjuha shqipe. Mbart vlera shumë të mëdha, por sistemi i shkatërroi këto vlera që ne i kishim trashëguar, qoftë xhamitë, kishat”, u shpreh myftiu Kopani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos