Fshati pa infrastrukturë, Rrushkulli me banorët e tij në mëshirë të fatit

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
11 Tetor 2026, 13:41 | Aktualitet

Fshati pa infrastrukturë, Rrushkulli me banorët e tij në

Me baltë, me pellgje uji, me kanale te pambyllura dhe me puseta të hapura. Kjo është gjendja në fshatin Rrushkull të Bashkisë së Durrësit.

Jo vetëm mjetet por edhe banorët e kanë mjaft të vështirë të lëvizin në këmbë veçanërisht në ditët me shi. Mjafton të shikosh gjendjen e infrastrukturës dhe nuk është e vështirë të kuptosh që këtu kujdesi i shtetit për këta banorë është nën zero.

Banorët prej vitesh kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për riparimin e rrugëve, mbulimin e pusetave dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

Apeli i tyre është për mirëmbajtje të vazhdueshme, përpara se reshjet t’i përkeqësojnë më shumë problemet në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos