Komisioneri europian takon Klodian Brahon: Pavarësia e SPAK duhet të respektohet dhe të mbrohet

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 13:16 | Aktualitet

Komisioneri europian takon Klodian Brahon: Pavarësia e SPAK duhet të

Komisioneri Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath është takuar me kreun e SPAK Klodian Braho. Në një postim në rrjetet sociale, McGrath shprehet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK-un dhe se pavarësia e SPAK-ut duhet të respektohet dhe të mbrohet.

Sipas tij SPAK ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar

“Institucionet e pavarura japin rezultate.

Pata kënaqësinë të takohesha me Klodjan Brahon, drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të diskutuar mbi punën e këtij institucioni dhe sfidat që e presin. SPAK ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar, duke kontribuar drejtpërdrejt në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Pavarësia e SPAK-ut duhet të respektohet dhe të mbrohet.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK-un”, shkruan komisioneri europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos